Sport

E FUNDIT/ Vllaznia përmbys Valurin me 10 lojtarë, por një gol në sekondat e fundit i heq fitoren nga duart –

Vllaznia i ka shkuar fare pranë një firoreje mbrëmjen e sotme. Madje, sekondat e ndanë nga festa, teksa një gol në minutën e 99 i hoqi triumfin nga duart. Shkodranët u ndëshkuan që në minutën e 13 nga Tryggvason-i, por reaguan vetëm 10 minuta më vonë. Ishte Krymi ai që ktheu sërish baraspeshën kur po kronometrohej minuta e 23-të e takimit.

Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë, ndërsa e dyta nisi me këmbënguljen e Valurit për të shënuar. Islandezët patën disa raste goli, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë. Dalja e Deliut me karton të kuq në minutën e 81-të u mendua se do t’ja bënte më të lehtë Valurit, por e kundërta ndodhi. Në minutën e 84-t Dodaj goditi portën nga distanca, duke shënuar një gol spektakolar. Shkodranët përmbysën kështu ndeshjen në 1-2, por nuk mundët ta ruanin deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.

Arbitri la lojën të luhej përtej 6 minutave shtesë dhe në të 99-n Heimisson-i e dërgoi topin përtej vijës fatale në rrëmujë e sipër në zonë. Ndeshja e dytë mes skuadrave do të luhet të enjten e ardhshme në “Loro Boriçi”, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League-s”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#FUNDIT #Vllaznia #përmbys #Valurin #lojtarë #por #një #gol #në #sekondat #fundit #heq #fitoren #nga #duart
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button