Aktualitet

Protesta e 11 Korrikut s’bëhet për qytetarët, e konfirmon Këlliçi: Duam lirimin e Berishës dhe qeveri teknike

Në një intervistë për A2 CNN, Belind Këlliçi pohoi se tubimi i 11 korrikut në fokus ka kerkesen tashmë 6 mujore për lirimin e Sali Berishës.

“Kryefjalë do jetë jetë qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pasi Rama në 11 vite i ka vjedhur zgjedhjet. Kauzë tjetër është dhe lirimi i kryetarit të opozitës doktor Berishës”, tha Këlliçi.

Por pavarësisht se Berisha vijon të jetë në arrest në shtëpi, lideri demokrat do ta përcjellë mesazhin e tij në këtë tubim. Sërish në ndihmë vjen teknologjia.

“Mendoj që ai do duhet të jetë dhe do të jetë prezent edhe në këtë protestë, ta mundëson teknologjia që zoti Berisha të jetë në këtë protestë, është e domosdoshme protesta e tij pasi është kryetar i opozitës”, shtoi demokrati.

“Pritshmëritë për protestën janë të jashtëzakonshme, jam i bindur që do jetë më e fortë dhe më e madhe se 7 Korriku i 2022 dhe 20 Shkurti i 2024”.

Sa i përket skenarëve, Këlliçi shprehet i rezervuar, por thotë se janë qytetarët që do të përcaktojnë nervin e protestës.

/a.r

#Protesta #Korrikut #sbëhet #për #qytetarët #konfirmon #Këlliçi #Duam #lirimin #Berishës #dhe #qeveri #teknike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button