Sport
“Ai është i uritur për tituj dhe për arritje”! Kaloi te AEK, vëllai i Thomas Strakoshës e uron për kapitullin e ri –

Thomas Strakosha ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Portieri shqiptar ka bërë një hap mbrapa, teksa nga Premier League ka shkuar te AEK në Greqi. Megjithatë kjo do t’i garantojë më shumë minuta dhe është padyshim një lajm i mirë për Kombëtaren. Dimitris Strakosha, vëllai i Thomasit, e ka uruar për nisjen e kësaj aventure.
“Ai është kthyer, i uritur për tituj dhe arritje. Jam i lumtur që të prezantoj kapitullin e tij të ri, le të shkojmë”, shkruan Dimitris Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#është #uritur #për #tituj #dhe #për #arritje #Kaloi #AEK #vëllai #Thomas #Strakoshës #uron #për #kapitullin
SportExpress