Aktualitet

Zjarr në afërsi të Syrit të Kaltër në Theth, rrezikojnë të digjen banesat

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore.

Rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmi në pyje në rast se zjarri vijon të përhapet edhe më shumë është i konsiderueshëm.

Po ashtu, zjarri, në rast nuk ndërhyhet mund të zbresë deri poshtë në bujtina dhe zonën e banuar që në këtë periudhë është e mbushur me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.

Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

#Zjarr #në #afërsi #të #Syrit #të #Kaltër #në #Theth #rrezikojnë #të #digjen #banesat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button