Sport

Zyrtare/ Strakosha firmos kontratën 5-vjeçare, prezantohet te nënkampionët e Greqisë –

Tomas Strakosha është zyrtarisht lojtar i AEK-ut të Athinës. Portieri shqiptar u largua nga Brentfordi, ku nuk arriti të merrte vendin e titullarit mes shtyllave. Ish-futbollisti i Lacios ka vendosur të transferohet në një ekip ku do të shihet si pjesë kyçe e projektit, çka do t’i siguronte minutat e munguara në vitet e fundit.

Nënkampionët e Greqisë kanë përcjellë lajmin përmes kanaleve të tyre zyrtare në rrjetet sociale. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se kanë arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Tomas Strakoshën. Një përforcim cilësor për AEK-un, duke marrë në konsideratë karrierën e portierit shqiptar dhe paraqitjet e shkëlqyera që kreu me fanellën e Shqipërisë në EURO 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#Zyrtare #Strakosha #firmos #kontratën #5vjeçare #prezantohet #nënkampionët #Greqisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button