Aktualitet

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend për krimin: 2361 persona të përgjuar në 2024! Bien rastet e narkotikëve, por rritet krimi kibernetik

Vjedhjet janë tashmë një fenomen serioz i shoqërisë shqiptare. Një raport i Prokurorisë së përgjithshme dorëzuar në Kuvend, dëshmon se 62% e atyre që janë përfshirë në një vepër penale gjatë vitit 2024, ishin pikërisht hajdutëri, kryesisht raste të vjedhjeve banale të sendeve me vlerë të ulët.

Pesha e krimeve në fushën e lëndëve narkotike është vetëm 10% e totalit. Pjesë e 5 veprave penale dominuese është edhe shkatërrimi i pronës, kryesisht me lëndë plasëse, cenimi i rendit dhe krimi kibernetik.

Prokurorët e rretheve kanë përgjuar 2361 telefona, me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndët narkotike dhe vjedhjet e mashtrimet. Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit, janë Saranda, Vlora e Gjirokastra. Kurse zonat më të qeta e të pastra nga fijet e krimit gjatë 2024-ës ishin Dibra dhe Berati.

Prokuroria e Përgjithshme ka analizuar edhe tendencat e krimit, ku ka nënvizuar se ka një rënie të rasteve të drogës. Nga ana tjetër janë rritur krimet kundër jetës, dhe falsifikimi i monedhave e pastrimi i parave.

Të varfrit, më pak të arsimuarit dhe gjinia mashkullore janë sipas raportit më të përfshirët në vepra penale.

 

#Raporti #Prokurorisë #së #Përgjithshme #në #Kuvend #për #krimin #persona #të #përgjuar #në #Bien #rastet #narkotikëve #por #rritet #krimi #kibernetik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button