Aktualitet

E frikshme, rrufeja godet avionin në fluturim, pasagjerët në panik

Pasagjerët në një fluturim, që udhëtonte nga Shtutgarti në Heathrow në Britaninë e Madhe, u tmerruan të dielën pasdite kur avioni u godit nga rrufeja.

“Ishte tronditëse”, tha një pasagjer, emri i të cilit ishte Jeco, për gazetën The Sun, duke thënë se “ekuipazhi i BA ishte i mahnitshëm”. Një burrë, djali dhe nipi i të cilit ishin në aeroplan, e përshkroi atë si një “fluturim nga ferri”.

Një zëdhënës i kompanisë së fluturimit konfirmoi se “BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.

Pamja tronditëse e rrufesë që godet krahun e avionit është regjistruar nga një pasagjer i fluturimit.

#frikshme #rrufeja #godet #avionin #në #fluturim #pasagjerët #në #panik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button