Aktualitet
64-vjeçari që u godit për vdekje në Prizren, ishte artisti Abdul Zeman

Një 64-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në Prizren.
Siç mëson RTV Besa, i ndjeri është artisti Abdul Zeman.
Viktima u godit rreth orës 17:40, në vendkalimin për këmbësor që ndodhet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 18:00, nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë” tha Gashi.
#64vjeçari #që #godit #për #vdekje #në #Prizren #ishte #artisti #Abdul #Zeman
gazetablic.com