Aktualitet

Moti për pesë ditë: Vazhdon i nxehti afrikan, temperaturat deri në 37 gradë

Parashikimi i Motit për pesë ditë (08-12 korrik 2024).

Mot kryesisht me diell dhe me vapë!

E hënë-Mot kryesisht me diell.Vranesira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonje rigë të dobet.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E martë –Moti me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.
KUJDES:

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.



#Moti #për #pesë #ditë #Vazhdon #nxehti #afrikan #temperaturat #deri #në #gradë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button