Sport
Ernest Muçi nuk e kalon provën në krahë, trajneri i tregon stolin –

Ernest Muçi po kalon një periudhë të vështirë te Beshiktashi. Van Bronkhorst ka përzgjedhur Rafa Silvën titullar në 11-shen e tij, duke bërë që lojtari shqiptar të përfundojë në stol. Ish-futbollisti i Tiranës u provua në krahë, por paraqitjet e tij nuk e kanë bindur stafin teknik të Beshiktsshit.
Sipas “Sabah”-ut, Van Bronkhorst i ka komunikuar Muçit se do të marrë kohën e tij për t’u rekuperuar, në mënyrë që të përmirësojë lojën e tij. Më pas duhet të konkurojë për të marrë minuta në krahë./Sport Ekspres/
#Ernest #Muçi #nuk #kalon #provën #në #krahë #trajneri #tregon #stolin
SportExpress