Sport

Futbollisti i Kombëtares shqiptare drejt Turqisë

Ardian Ismajli është kthyer në një nga objektivat e merkatos së Beshiktashit për verën. Trajneri Xhovani Van Bronkhorst sheh lojtarin e Kombëtares shqiptare si një element që mund të bëjë diferencën në radhët e klubit të tij.

Ndaj prej ditësh flitet për bisedime mes tij, Beshiktashit dhe Empolit, me palët po diskutojnë për detajet financiare të një transferimi të mundshëm. Por sipas mediave turke, për transferimin e Ismajlit po ndihmon edhe një nga lojtarët e tjerë të Kombëtares shqiptare që janë pjesë e kësaj skuadre.

Ernest Muçi raportohet se po ndihmon në negociatat mes palëve, më tepër duke insistuar pranë bashkëkombësit të tij që t’i bashkohet projektit të klubit të njohur turk, që po tenton të kthehet përsëri protagonist në luftën për titull që e ka parë nga larg në sezonet e fundit.

#Futbollisti #Kombëtares #shqiptare #drejt #Turqisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button