Aktualitet
Askush si Diogo Costa, heroi i Portugalisë vendos rekord në kampionatet evropiane

Diogo Costa ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa pasi shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit në fund të shtesave, priti edhe penalltitë e sllovenëve, duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut.
Portieri portugez vendosi një rekord të ri sa i përket një kompeticioni si Kampionati Europian. 24-vjeçari u bë i pari në historinë e këtij turneu që arrin të presë tre penallti në një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë.
Në të kaluarën ka pasur raste kur janë gabuar tre 11-metërsha, por në asnjë nga këto raste nuk ka qenë portieri ai i cili kishte ndalur goditjet.
/a.r
#Askush #Diogo #Costa #heroi #Portugalisë #vendos #rekord #në #kampionatet #evropiane
Java News