Aktualitet
Arrestohet instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerjen e testit

Arrestohet instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerjen e testit
Është arrestuar një person në Pejë, pasi që është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se personi i dyshuar i moshës 56-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.
Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
#Arrestohet #instruktori #një #autoshkolle #në #Pejë #pranoi #euro #për #kryerjen #testit
gazetablic.com