Aktualitet

Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon lirinë për të disatën herë!

Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit. Pas refuzimit të kërkesës së një viti më parë, Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për tu liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës.

Në njoftimin e sotëm të Gjykatës thuhet se u zgjidh mosmarrëveshja e kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për shqyrtimin e çështjes me objekt ‘’Ulje dënimi’’, duke përcaktuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.”

Përmes avokatit, Çaushi ka depozituar më datë 29 Shtator 2020 në Gjykatë një kërkesë ku kërkon përllogaritjen e saktë të viteve të burgut që ka bërë. Ai kërkon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë. Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Ai ka kërkuar disa herë lirimin me kusht si dhe për ndryshimin e llojit të sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button