Aktualitet
Rrahu motrën, arrestohet 15-vjeçari në Hajvali

Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar 15 vjeçar për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.
#Rrahu #motrën #arrestohet #15vjeçari #në #Hajvali
gazetablic.com