Aktualitet
Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

Pas fitores 0-3 ndaj Turqisë mbrëmjen e së shtunës, Portugalia u bë skuadra e tretë pas Gjermanisë dhe Spanjës që siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të EURO 2024.
Kjo gjë e ka gëzuar shumë yllin e portugezëve, Cristiano Ronaldo-n, i cili reagoi në një postim në rrjetet sociale, ku shprehej shumë krenar për ekipin e vendit të tij.
“Vendi i parë. Krenar për këtë ekip, ne jemi Portugalia”, shprehet Ronaldo, ndërsa festoi kualifikimin e kombëtares së tij.
#Ronaldo #Në #vend #të #parë #krenar #për #këtë #ekip
gazetablic.com