VIDEO/ Gjermania shtang Zvicrën në minutat e fundit, “pancerat” marrin përfundimisht kreun e grupit A –

Gjermania e ka përfunduar grupin A si kryesuese e tij. “Pancerat” kanë barazuar sot në shifrat 1-1 kundër Zvicrës. Helvetët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 28, Ndoje mposhti Nojerin, duke e dërguar topin në rrjetë.
Gjermanët nuk u ndalën. Skuadra e Nagelsmanit nuk u dorëzua deri në fund dhe këmbëngulja u shpërblye. Fyllkrugu hyri nga stoli dhe në minutën e 92-të e dërgoi topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që Gjermania të merrte pikën e nevojshme për ta përfunduar grupin A në krye të tij. Në vend të dytë është renditur Zvicra, me 5 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FULLKRUG SCORES THE EQUALISER AND SEALS THE TOP SPOT IN THE GROUP FOR GERMANY. ??#SUIGER #Euro2024pic.twitter.com/qkULbgGOlT
— Wajid (@CFCWajid) June 23, 2024
#VIDEO #Gjermania #shtang #Zvicrën #në #minutat #fundit #pancerat #marrin #përfundimisht #kreun #grupit
SportExpress