Aktualitet
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit.
Në raportin e policisë thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persobna të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.
#Grabitje #armatosur #në #një #pompë #derivatesh #në #Lipjan
gazetablic.com