Përvjetori i trembëdhjetë i vdekjes së Nekibe Kelmendit

Më 19 qershor të vitit 2011, u nda nga jeta ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi.
Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krah ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Jeta dhe vepra e Nekibe Kelmendit, nga bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët, është cilësuar si një dëshmi e mahnitshme e qëndresës njerëzore përballë së keqes.
Nekibe Kelmendi – që njihej edhe si Zonja e Hekurtë e LDK-së – njohu suksesin në rrafshin profesional, kulmi i së cilit ishte denoncimi që ajo dhe bashkëshorti i saj, avokati i njohur Bajram Kelmendi i bënë gjenocidit serb në Kosovë, duke hartuar akuzën kundër Serbisë e Milosheviqit në Hagë.

#Përvjetori #trembëdhjetë #vdekjes #së #Nekibe #Kelmendit
gazetablic.com