Aktualitet
Durrës/Merr flakë makina e parkuar, zjarrfikësit në vendngjarje

Një makinë është përfshirë pjesërisht nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku”, lagjia numër 5.
Kanë qenë banorët të cilët kanë parë që pjesa e përparme e makinës me targa “AB201KX” së parkuar kishte marrë flakë dhe kanë lajmëruar zjarrfikësit.
Falë ndërhyrjes në kohë të këtyre të fundit zjarri është shuar shpejt duke shmangur djegien e mëtejshme të makinës dhe pasoja të tjera.
Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri.
#DurrësMerr #flakë #makina #parkuar #zjarrfikësit #në #vendngjarje
Java News