Aktualitet

Salianji: Basha e Alibeaj nuk vijnë më në PD, pasi s’janë në opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk i bashkohen PD-së, sepse sipas tij, nuk e kanë këtë qëllim.

Komentet Salianji i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se që të bëhesh pjesë e PD-së, fillimisht duhet të jesh në opozitë, që sipas tij, Basha dhe Alibeaj nuk janë.

Ai tha gjithashtu se Basha edhe pasi Apeli i dha vulën Berishës, doli e tha se do vijojë t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama.

“Demokratët janë në shtëpinë e vetë. Duhet të krijohen të gjitha kushtet që jo vetëm deputetët, por të gjithë drejtuesit e niveleve më të ulëta të përfshihen në strukturat e PD.

Basha dhe Alibeaj nuk vijnë në PD. Duhet që nuk kanë këtë qellim. Duhet të jesh në opozitë njëherë që të vish. Nuk janë në opozitë. E kanë bërë të qartë qëndrimin.

Doli tha që unë do vazhdoj t’i shërbej Ramës. Që të bësh parti duhet të kesh të gjithë elementët që përbëjnë parti politike, por këta njerëz nuk përbëjnë parti”, tha Salianji.

#Salianji #Basha #Alibeaj #nuk #vijnë #më #në #pasi #sjanë #në #opozitë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button