Aktualitet

Emri/ Për pushime në Shqipëri, merr flakë makina e familjes spanjolle

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Viron-Sarandë. Mjeti ishte i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk pati persona të lënduar.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.j

#Emri #Për #pushime #në #Shqipëri #merr #flakë #makina #familjes #spanjolle
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button