Sport

Përleshja mes tifozëve serbë dhe anglezë, mediat: U përfshi edhe djali i Vuçiçit, mbrohej nga “Kobra”

Në përleshjen e pasdites së sotme në Gjermani mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë dyshohet se është përfshirë edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave kroate, djali i presidentit serb ka tentuar të hyjë së bashku me tifozët serbë në përplasje me ata serbë por është mbajtur nga truprojat e tij.

Para nisjes së ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë, qyteti i Gelsenkirshenit të Gjermanisë huliganët anglezë u përleshën me ata serbë në një restorant.

Tabloidët serbë bërtasin për huliganët shqiptarë, edhe pse shumica e sulmuesve ishin anglezë, siç shihet qartë nga disa video.

Ndërkaq, mediat britanike shkruajnë se ka pasur edhe tifozë shqiptarë. Në sherrin mes serbëve dhe anglezëve ishte edhe djali i presidentit Vuçiç i cili kërkoi të bëhej pjesë e tij, por u ndalua nga truprojat.

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Gelsenkirchen për të bërë mbështetur kombëtaren serbe.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale, Danilo Vuçiq shihet duke tentuar të futet në konfliktin që po ndodh pak metra para tij, por ai është penguar nga grupi i “Cobras” që ishin me të si sigurimi i djalit të presidentit.

#Përleshja #mes #tifozëve #serbë #dhe #anglezë #mediat #përfshi #edhe #djali #Vuçiçit #mbrohej #nga #Kobra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button