Euro 2024 | Anglia sfidon Serbinë, zbulohen formacionet

Anglia përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024.
Kombëtarja e “tre luanëve”, shihet si një nga favoritet për të marrë trofeun e kompeticionit dhe për këtë arsye synojnë me çdo kusht fitoren.
Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes këtyre dy kombëtareve, ndërsa në letër anglezët duket se nuk do e kenë të vështirë.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar titullarët e kësaj përballje.
Ndeshja e sotme dhe të gjithë takimet e Euro 2024, transemtohen ekskluzivisht në Tv Klan.
FORMACIONET ZYRTARE:
Serbia: Rajkovic, Pavlovic, Milenkovic, Veljkovic, Kostic, Lukic, Gudelj, Milinkovic-Savic, Zivkovic, Mitrovic, Vlahovic.
Anglia: Pickford, Trippier, Guehi, Stones, Walker, Rice, Arnold, Foden, Bellingham, Saka, Kane.
#Euro #Anglia #sfidon #Serbinë #zbulohen #formacionet
Java News