Aktualitet
Hodhi molotov në protestën para Bashkisë, gjykata liron 39-vjeçarin (EMRI)

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh.
Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së Bashkisë.
Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
#Hodhi #molotov #në #protestën #para #Bashkisë #gjykata #liron #39vjeçarin #EMRI
Java News