Sport

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh 2-1 ndaj Italisë

Shqipëria nis rrugëtimin në Euro 2024, përballë Italisë, në ndeshjen që luhet në stadiumin e Dortmund, “Signal Iduna Park”.

Kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë dhe synohet surpriza e madhe. Me moralin e lartë, Kombëtarja shqiptare, është gati për të bërë ëndrrat realitet për të gjithë tifozët.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.


LIVE ITALISHQIPËRI 2-1

Bastoni 11′, Barella 16’/ Bajrami 1′


Ndeshja minutë pas minute:

45+2’- Pellegrini shpërdoron një mundësi shumë të mirë, duke gjuajtur jashtë me kokë.

45′- Akordohen 3 minuta shtesë!

44’- Jasir Asani provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por nuk ka saktësinë e duhur.

40’- Tjetër mundësi e mirë për Italinë, Scamacca ndalet nga Strakosha.

39’- Tjetër spastrim nga Gjimshiti. Mbrojtësi largon një top të futur në zonë nga Dimarco.

34’- Me fat Shqipëria. Një aksion i bukur mes Scamacca dhe Frattesi, me mesfushorin që u ndal nga shtylla e majtë e Strakoshës.

31’- Scamacca provon me një roveshatë, por nuk ka saktësinë e duhur dhe largon me kokë Ajeti.

29’ Mitaj kthen një top në vështirësi mbrapa, por Seferi spastron gjithccka, duke fituar edhe rivënie anësore.

27’- Asani provon të shkëputet nga e djathta. Calafiori i fortë fizikisht, ndërpret një aksion që mund të ishte i rrezikshëm.

25’- Shkëputet bukur Broja pas një topi të gjatë nga Ajeti, por del Donnarumma dhe ndal rrezikun.

21’- Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë me Brojën, që shkëputet nga e majta. Sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Pellegrini. Mesfushori i Italisë ndëshkohet me karton të verdhë.

16’- Gol Italia 2-1! Përmbyset rezultati. Barella përfiton nga një top i largua nga Asani dhe me një gjuajtje të bukur, e ndali topin në rrjetë.

15’- Gjimshiti shpëton një rast të rrezikshëm, duke larguar një top të rrezikshëm.

11’ Gol Italia 1-1! Bastoni vendos baraspeshën, duke shënuar me kokë, pas një asisti të marrë nga Pellegrini.

9’- Asllani i jep një top shumë të bukur Gjimshitit në zonë, por mbrojtësi gabon me gjuajtjen.

6’- Hysaj largon një top të rrezikshëm të hedhur në zonë nga Barella. Chiesa provon me të majtën, por Gjimshiti largon me kokë.

3’- Reagon Italia me Scamacca, por gjujatja nuk ka saktësinë e duhur.

1’- GOOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Nedim Bajrami realizon golin më të shpejtë të Europianit. Vetëm 24 sekonda. Fantazisti përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ia del të shënojë për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Staron ndeshja!


FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa.

#Mbyllet #pjesa #parë #Shqipëria #në #disavantazh #ndaj #Italisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button