Sport

VIDEO/ Euro 2024: Xhaka në fushë lider, Zvicra mposht 3 me 1 Hungarinë dhe ‘kap’ Gjermaninë në Grupin A

HUNGARI 1-3 ZVICËR

66′ Varga/ 13′ Duah, 45′ Aebisher, 90’+3′ Embolo

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Zvicra!

90’+3′ GOOOL ZVICËR 1-3/ Embolo arrin të kapë topin në zonë duke mposhtur mbrojtësit dhe portierin, futbollisti shënon golin e tretë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

73′ Kerkez tenton të pasojë në zonë, por gjuajtja e tij bllokohet nga Zomer. (VIDEO)

66′ GOOOL HUNGARI 1-2/ Dominik Szoboszlai dërgon një pasim të gjatë për Vargën, ky i fundit nuk gabon nga afër dhe e dërgon topin në anën e djathtë të portës. (VIDEO)

63′ Varga humb një shans të artë duke gabuar me shënjestrën pas një goditje me kokë e cila përfundon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

59′ Frojler ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Szoboszlauit.

54′ Vargas merr një pasim të mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij pritet nga Peter Gulaksi. (VIDEO)

48′ Duah lëshon gjuajtjen drejt këndit të poshtëm majtas, por Gulaksi bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me një ndryshim tek Hungaria, largohet Lang dhe në lojë futet Bola.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOL ZVICËR 0-2/ Aebisher shënon të dytin për kombëtaren e tij. (VIDEO)

40′ Orban gjuan me kokë drejt drejt mesit të rrjetës, por Zomer bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

37′ Vidmer e dërgon topin në zonën e penalltisë, por njëri nga mbrojtësit e Hungarisë është vigjilent dhe largon rrezikun.

20′ Vargas lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme drejt mesit të portës, por portieri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

13′ GOOOL ZVICËR 0-1/ Duah zhbllokon shifrat dhe goli anulohet për pozicion jashtë loje, pas rishikimit në VAR, kryesori e cilëson të rregullt dhe helvetët shpërthejnë në festë. (VIDEO)

10′ Shallai krijon hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin

#VIDEO #Euro #Xhaka #në #fushë #lider #Zvicra #mposht #Hungarinë #dhe #kap #Gjermaninë #në #Grupin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button