Sport

Itali–Shqipëri dhe Euro 2024, Altin Rraklli: Të mos demoralizohemi, shanset janë 50 me 50

Sot nis Euro 2024, ndërsa nesër zbresin në fushë kuqezinjtë tanë, të cilët do të luajnë ndaj kampionëve në fuqi, Italisë.

Altin Rraklli, ish-futbollisti i Kombëtares, tha të premten për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH se shanset për të fituar secila skuadër janë përgjysmë.

Ndeshja do të luhet në Dortmund, në stadiumin ku edhe vetë sportisti i njohur ka luajtur.

Është nga stadiumet e rralla në Europë, që bën një atmosferë të papërshkrueshme. Kur bërtasin tifozët, si lojtar nuk dëgjon asgjë, as shokun tënd. Ka mbi 85 mijë vende.

Italianët janë mjeshtërit e këtyre turneve. Kjo nuk duhet të na demoralizojë apo ta marrim me frikë. Kthesa e këtij inferioriteti ka filluar që në kohën time, kur vinim këtu në Gjermani dhe i bënim tre gola ekipit të tyre, ndërsa mundeshim me një gol. Brezi i tanishëm është më i sofistikuar, sepse kanë lindur thuajse të gjithë jashtë dhe inferioriteti nuk ekziston. Them që ndeshja me Italinë do jetë 50-50. Do varet nga tradita italiane,” tha ish-futbollisti i Kombëtares.

Shifrat deri tani tregojnë se stadiumi do të jetë shumë më shumë i mbushur me shqiptarë sesa me italianë. Gazetarët sportivë, Dëfrim Met’hasani dhe Hygerta Sako, treguan emocionet dhe atmosferën që kishin parë prej nisjes nga Shqipëria për Gjermani.

Kjo nuk është çudi. Kemi muaj që dëgjojmë ku të gjejmë një biletë për ndeshjen. Edhe dje kur udhëtuam me grupin e RTSH Sport, avioni ishte i mbushur përplot me tifozë, me fanella e flamuj që po niseshin në Dortmund. Kjo vetëm me një linjë të thjeshtë! … Ajo që më bëri përshtypje, një detaj i vogël nga njerëzit që shesin në rrugë, ishte një turk, që kishte vizatuar flamujt e Europës dhe kishte para vetëm te flamuri shqiptar,” tha Sako, moderatorja e “Rubrikës sportive” në RTSH.

Kam parë një respekt të padiskutueshëm nga të gjithë gjermanët dhe ata që shoh këtu gjatë xhirimeve. 90 për qind e atyre që ishin në avion po vinin për të parë ndeshjen. Imagjinoni interesimin. Ishte radha e avionëve si dikur me ata furgonët që shihnim në Tiranë,” u shpreh Methasani.

Skuadra shqiptare bëri histori në vitin 2016 duke u bërë pjesë e Kampionatit Europian të Futbollit. Në Euro 2016, Kombëtarja u eliminua, pasi humbi dy ndeshje dhe fitoi një.

/a.r

#ItaliShqipëri #dhe #Euro #Altin #Rraklli #Të #mos #demoralizohemi #shanset #janë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button