Aktualitet

“Më vodhi 75 mln lekë nga kasaforta”, kush është viktima dhe autor i vrasjes së babait në Durrës

Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur. Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla.

Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.

Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte vjedhur 75 milionë lekë te kasaforta e familjes.

I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.

/a.r

#Më #vodhi #mln #lekë #nga #kasaforta #kush #është #viktima #dhe #autor #vrasjes #së #babait #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button