Aktualitet
Plas sherri me grushte mes deputetëve në Parlamentin e Italisë

Skena turpi në Parlamentin e Italisë. Deputetët u përfshinë në një sherr mes tyre duke u goditur me grushte.
Sipas mediave italiane, incidenti nisi kur deputeti Leonardo Donno shpalosi flamurin italian dhe tentoi t’ia hidhte ministri Calderoli.
Më pas në sherr u përfshinë pothuajse të gjithë deputetët.
Deputeti Leonardo Donno u godit me grushte në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut.
Donno u rrëzua përtokë dhe u nxorr nga salla me barelë. Mjekët i dhanë atij ndihmën e shpejtë.
/a.r
#Plas #sherri #grushte #mes #deputetëve #në #Parlamentin #Italisë
Java News