Kontrabandë me gjëra të shtrenjta – sekuestrohen parfume në vlerë mbi 90 mijë euro në Obiliq

Një rast i kontrabandës me gjëra të shtrenjta është parandaluar nga Policia e Kosovës në Obiliq.
Nga kontrollimi i 6 lokacioneve janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale.
“Në vazhdën e luftës kundër dukurive negative dhe kontrabandës me datë 11.06.2024 Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhërin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale”, thuhet në raportin e policisë.
Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
#Kontrabandë #gjëra #të #shtrenjta #sekuestrohen #parfume #në #vlerë #mbi #mijë #euro #në #Obiliq
gazetablic.com