Aktualitet

Debati/ Baçi: Të gjithë duan të bashkohen me ne. Kulluri: Nuk u shpreh njeri në kryesi

Gjykata e Apelit ja dha vulën e PD-së Rithemelimit, ndërsa pikërisht kjo ka qenë edhe tema e diskutimit në emisionin e kësaj të marte (11 qershor) në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Deputeti Luan Baçi u shpreh se pas këtij vendimi, tashmë demokratët do të bashkohen me ta, por mendimi i tij u kundërshtua nga sekretari demokrat për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri. Ky i fundit u shpreh se nuk po diskutohet diçka e tillë në grupimin që mbështet Lulzim Bashën.

Debati:

Baçi: Është gjë e mirë që ky vendim i sotëm ishte e formës së prerë.

Kulluri: Unë po vij nga mbledhja dhe kjo nuk qëndron

Baçi: Ok ja lemë kohës

Kulluri: Sot nuk është diskutuar fare nga asnjë. Ka disa opsione këtu dhe gjëja duhet ët shihet pak më gjerë. Çështja është do kemi opozitë që do rri opozitë apo do kemi opozitë që do synojë pushtetin. Ajo që ka ndodhur deri tani është që kemi një opozitë që nuk e synon dot pushtetin. A ka një formulë për të ardhur në pushtet? Unë mendoj se përçarja nuk të sjellë në pushtet, por as bashkimi mekanik nuk të çon në pushtet. Nga pikëpamja e ofertës elektorale nuk ka ndodhur asgjë. Ky është një pingpong që ikën vula nga Basha te Berisha.

Baçi: Sot filloi lëvizja

Kulluri: Po ça lëvizje se ka 11 vite

#Debati #Baçi #Të #gjithë #duan #të #bashkohen #Kulluri #Nuk #shpreh #njeri #në #kryesi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button