Aktualitet

VIDEO/Një person gjuan me gurë në drejtim të Kryeministrisë, neutralizohet nga Policia

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Më tej bëhet me dije se ai është neutralizuar nga policia. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme pak orë pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës. Në videon e publikuar duket një person i veshur me ngjyrë blu teksa gjuan me gurë drejt godinës.

Pasi vihet re nga efektivët ata shkojnë drejt tij dhe e kapin ndërsa e shtrijnë në tokë. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja dhe nëse personi është shoqëruar në polici.

#VIDEONjë #person #gjuan #gurë #në #drejtim #të #Kryeministrisë #neutralizohet #nga #Policia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button