Çmontohet banda shqiptare në Spanjë, kapen mbi 500 kg drogë dhe 700 mijë euro cash, në pranga 3 persona

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle si të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrolleve në vendqëndrimet e kësaj bande kriminale autoritetet spanjolle kanë gjetur dhe sekuestruar 518 kilogramë marijuanë dhe afron 700 mijë euro.
Sipas mediave të huaja, tre shqiptarët e shisnin marijuanën drejt vendeve europiane.
Ata jetonin në dy banesa të ndryshme – njëra përdorej nga kryetari i bandës dhe tjetra nga dy të tjerët – dhe policia gjeti e sekuestroi po ashtu në to 36 gramë kokainë, 148 gramë hashash, tre automjete, 15 celularë dhe armë zjarri me rreth 40 gëzhoja të dy kalibrave të ndryshëm.
Tre shqiptarët u arrestuan dhe veprimtaria e tyre ilegale u godit në kuadër të operacionit “Celavi”
#Çmontohet #banda #shqiptare #në #Spanjë #kapen #mbi #drogë #dhe #mijë #euro #cash #në #pranga #persona
Java News