Aktualitet

Nesër mblidhet Kuvendi, diskutohet rritja e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë i cili do të mblidhet këtë të mërkurë në seancë plenare, pritet të diskutojë projektligjin që parashikon rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të ndryshohet.

Sipas propozimit të ri paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.

/a.r

#Nesër #mblidhet #Kuvendi #diskutohet #rritja #pagës #së #anëtarëve #të #Gjykatës #Kushtetuese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button