Lista e kombëtareve që kanë fituar Kampionatin Evropian ndër vite

Po shkojmë drejt fillimit të edicionit të 17-të të Euros. Në Gjermani skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër po rivalizojnë sërish statusin dhe nderin për t’u bërë kampionë.
E nisur në vitin 1960, ish Kupa e Kombeve Evropiane pushoi së qenuri pasqyrë e tensioneve politike të përjetuara në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore dhe, çdo katër vjet, u bë simbol i festës së futbollit dhe bashkimit mes popujve, duke dhënë skenë dhe ngjyra për disa nga momentet më të mira në historinë e futbollit.
Triumfet e Greqisë, Danimarkës apo edhe Portugalisë dëshmojnë se çdo skuadër ka aspirata legjitime për të fituar kompeticionin, gjë që jep shpresa edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të garojë në mesin e kombëtareve elitare.
LISTA E KAMPIONËVE:
Spanja – 3
Gjermania-3
Franca-2
Itali-2
Portugali-1
Holandë-1
Danimarka-1
Ish Bashkimi Sovjetik-1
Çekosllovakia-1
Greqia-1
/ Sport/
#Lista #kombëtareve #që #kanë #fituar #Kampionatin #Evropian #ndër #vite
gazetablic.com