Tërmeti në zgjedhjet për PE, Petro Koçi: Na qetëson që blloku që ishte në pushtet, u rikonfirmua

Zgjedhjet në BE për Parlamentin Europian dhe avancimi i të djathtës, ishte fokusi i mbrëmjes së sotme në Top Story me Grida Dumën.
I ftuar në panel, socialisti Petro Koçi u shpreh se fakti që blloku që ishte në pushtet u rikonfirmua, sjell një qetësim.
“Një zhvillim i tillë, me një tërmet siç u tha, na bën ne që të analizojmë atë që po ndodh me Europën. Duket se ka një reagim me zgjedhësit europian me politikat e emigracionit. Avancimi i forcave të djathta, duke pasur parasysh që blloku që ka qenë në pushtet dhe është rikonfirmuar, kjo na qetëson”, tha ai.
I pyetur nëse ndjen se kemi të bëjmë me një aktualitet të politikës që më shumë lidhet me personat sesa me axhendat, ai u shpreh: E vërteta është se ka shumë pragmatizëm sot. Marrëveshja jonë me Italinë nuk kishte lidhje me pritshmërinë e zgjedhjeve me PE. Çështja e emigracionit për Melonin ka qenë një kartë e rëndësishme në fushatën e saj kur u zgjodh në Itali. Është një nga ato që ne i themi, fjalë e mbajtur!/m.j
#Tërmeti #në #zgjedhjet #për #Petro #Koçi #qetëson #që #blloku #që #ishte #në #pushtet #rikonfirmua
Java News