Aktualitet

Ja sa para do të fitojë ekipi triumfues në “Euro 2024” – Shqipëria merr milionat vetëm për pjesëmarrje

Fondi i Çmimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian të Futbollit në Gjermani, i cili do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik, është i pandryshuar në krahasim me turneun e kaluar kontinental. Sa i përket Euros së mbajtur tre vite më parë, UEFA po shpërndan në total 331 milionë euro.

Secila kombëtare do të fitojë 9.25 milionë euro vetëm për pjesëmarrje në Euro. Për një fitore në fazën e grupeve në turneun në Gjermani jepen një milion euro shtesë, dhe për një barazim gjysmë milioni euro. UEFA shpërblen raundin e 16-të me 1.5 milionë shtesë, çerekfinalet me 2.5 dhe gjysmëfinalet me katër milionë, transmeton Sport.

Pesë milionë të tjera e presin finalistin dhe tetë milionë euro për fituesin final. Shuma maksimale që mund të fitojë kampioni i Europës nëse arrin të tria fitoret në grup është 28.25 milionë euro. Kujtojmë se titullin kampion të Europës e mbron Italia, e cila është në grupin B me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë.

Fondi i çmimeve për EURO 2024 në Gjermani (të gjitha shifrat në miliona euro):

Fondi total: 331 milionë euro

Bonusi i pjesëmarrjes: 9.25 milionë euro

Fitimi i grupit: 1 milion euro

Hyrja në fazën e 16-të: 1.5 milionë euro

Hyrja në çerekfinale: 2.5 milionë euro

Hyrja në gjysmëfinale: 4 milionë euro

Finalisti: 5 milionë euro

Fituesi përfundimtar: 8 milionë euro

/ Sport/



#para #të #fitojë #ekipi #triumfues #në #Euro #Shqipëria #merr #milionat #vetëm #për #pjesëmarrje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button