Publikimi i tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë MAS: Nuk cenohet procesi

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pak pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë 30 minuta pas nisjes së testimit. MAS ka siguruar opinionin publik se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.
“Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.
MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur”, thuhet të njoftim.
MAS bën me dije se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.
/a.r
#Publikimi #tezës #së #provimit #të #Gjuhës #Shqipe #dhe #Letërsisë #MAS #Nuk #cenohet #procesi
Java News