Tech

Zelensky sfidon Rusinë nga Ishulli i Gjarpërinjve: Falënderoj çdo ushtar për 500 ditë luftë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka postuar një video nga ishulli i gjarpërinjve, një territor ukrainas që u bë simbol i rezistencës, teksa lufta hyn në ditën e saj të 500-të.

Në fillim të luftës, ushtarët ukrainas që mbronin ishullin e gjarpërinjve kundërshtuan urdhrin e një luftanijeje ruse për t’u dorëzuar.

Ishulli i Detit të Zi u pushtua nga Rusia, por më vonë u rimor nga Ukraina.

Në një video të postuar në Telegram, presidenti ukrainas e quajti atë një “vend fitoreje” që nuk do të ripushtohet kurrë.

Zelensky e përshkroi ishullin si një provë se Ukraina do të kthente çdo centimetër të territorit të saj të marrë nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

“Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë”, tha Zelensky në video, në të cilën ai u shfaq duke mbërritur në ishull me varkë dhe duke lënë lule në një memorial.

Presidenti ukrainas më vonë njoftoi kthimin në shtëpi të pesë ish-të burgosurve të luftës të kapur nga rusët gjatë rrethimit të vitit të kaluar të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

#Zelensky #sfidon #Rusinë #nga #Ishulli #Gjarpërinjve #Falënderoj #çdo #ushtar #për #ditë #luftë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button