Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mësuar Albanian Post.

“Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.

Udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Evropës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Tema qendrore e samitit është “Një Evropë e Re në një Botë të Re: Unitet, Bashkëpunim, Veprim i Përbashkët”.

The post Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja first appeared on .

#Liderë #zbarkuan #sot #në #Tiranë #mungonte #Mitsotakis #Zbulohet #arsyeja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button