Aktualitet

Opozita: Kurti do ta implementojë Asociacionin!

Opozita dhe analistë presin që kryeministri Albin Kurti të themelojë Asocacionin pasi është zotuar për një gjë të tillë edhe së fundmi me një letër për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Idenë e tij që drafti të shkojë në Komisionin e Venecias e shohin si një tjetër lëvizje për të fituar kohë.

“Kryeministri i Kosovës do ta implementojë Asociacionin për shkak se e ka çuar letrën e garanicisë të nënshkruar nga ai, nga kryeparlamentari dhe nga presidentja e vendit. Unë kam përshtypjen që i vetmi kontest nuk është më Asociacioni, kontesti i vetëm është ndarja e Asociacionit nga paketa e nënshkruar në Ohër dhe Bruksel,” shprehet Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK.

Lëvizje në drejtim të themelimit të Asociacionit nuk pritet të ketë para zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë që pritët të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Jam shumë i bindur se nëse eventualisht, ose sipas të gjitha gjasave Lëvizja Vetëvendosje do të jetë parti e parë politike në Kosovë me gjasë pas përfundimit të këtij procesi të ri zgjedhor Asociacioni do të jetë alfa dhe omega e qeverisë Kurti dhe një version, një draft, i shkruar, i propozuar nga Qeveria Kurti do të dërgohet për interpretim dhe do të themelohet Asocacioni i komunave me shumicë serbe po nga kryeministri Kurti,” thotë Fidan Ukaj, politolog.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti që e tha në intervistën në A2 CNN, pati një reagim edhe nga Bashkimi Evropian.

 



#Opozita #Kurti #implementojë #Asociacionin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button