Blaka pas deklaratave të Kurtit për fitore në zgjedhje- Kryeministri mund të vetkënaqet me deklarime të tilla!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve, temë që është diskutuar shumë kohët e fundit në vend.
Ai tha se prej momentit kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të qeverisë, ka qenë i interesuar që të takohej me opozitën dhe ta diskutojnë muajin dhe stinën e zgjedhjeve.
Ndërsa, për sa i përket rezultateve të ardhshme zgjedhore, Kurti tha se VV-ja do të dalë edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021, ku i kishte marrë 50.2% të votave.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Drejtori për Informim në këtë subjekt politik, Lulzim Blaka, tha se Kurti vetkënaqet me deklarata të tilla.
Blaka me ironi shton ‘tek e fundit, për deklarata të rrejshme nuk paguhet tatim’.
“Kurti mund të vetkënaqet e të bëjë deklarata të tilla. Tek e fundit, për deklarata të rrejshme nuk paguhet tatim. Sikur të kishte tatim për deklarata të rrejshme, Kurti do të kishte falimentuar” tha Blaka shkurt për “Gazeta Blic”.
Kohën e fundit në Kosovë u fol për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme.
Pas një takimi që mbajtën kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministri Kurti u shprehën të gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Kjo ide nuk gjeti mbështetje tek partitë opozitare LDK dhe AAK pasi të njëjtat kërkuan dorëheqjen e Kurtit pastaj shkuarjen në zgjedhje.
/Gazeta Blic/
Kurti: VV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dalë edhe më e fortë sesa në ato të 2021-ës
#Blaka #pas #deklaratave #të #Kurtit #për #fitore #në #zgjedhje #Kryeministri #mund #të #vetkënaqet #deklarime #të #tilla
gazetablic.com