Life Style

Erik Faje: Do vazhdoj të shkruaj për kulturën shqiptare, francezët s’e njohin mirë

Shkrimtari francez Erik Faje (o. Eric Faye), romancieri i vlerësuar me disa çmime prestigjoze, ka thënë se do të vazhdojë ta promovojë kulturën shqiptare.

Z. Faje ishte një nga të ftuarit e nderit në ditën e dytë të Panairit të Librit “Prishtina 2024”.

Është kënaqësi për mua çdoherë që vij në Ballkan e ndiej atë ngrohtësi dhe unë do të vazhdoj të shkruaj për kulturën shqiptare. Pastaj është  ndoshta pak keq për t’u thënë, por mendoj se francezët nuk e njohin edhe aq mirë kulturën shqiptare,” tha autori francez, siç raporton Koha.

Në edicionin e këtij viti ekspozohen gati 2 mijë tituj të rinj prej rreth 100 botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Vetë z. Faje prezantohet me dy libra: “Parij” dhe “Nagasaki”.

Për veprat e tij, z. Faje është vlerësuar me disa çmime, si “Çmimi Deux Magots” dhe “Grand Prix du roman” nga Akademia e Francës.

Në shenjë falënderimi për praninë e tij, autorit iu dhurua nga kreu i Shoqatës së Botuesve të Kosovës edhe një shqiponjë e punuar në dru, si përkujtim për lidhjen e tij me botën shqiptare dhe me Kosovën në veçanti.

Panairi i Librit në Prishtinë sivjet ka si moto “Përgjigjja është libri” dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

/a.r

#Erik #Faje #vazhdoj #të #shkruaj #për #kulturën #shqiptare #francezët #njohin #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button