Aktualitet

”Xinxifilo” i Kutelit, nis në Pogradec edicioni i 18-të i Teatrit të Kukullave

Për të 18-in vit radhazi Pogradeci zhvillon Festivalin e Kukullave “Xinxifilo”. Një festival kukullash u cili ka në qendër fëmijët me shfaqje të cilat në vetvete  kanë përmbajtje edukative. Sot kur bota e internetit kërcënon gjithmonë e në tepër fëmijërinë, aktivitete të tilla shikohen si një mundësi  për ti larguar për pak orë fëmijët nga teknologjia.

Fëmijët nuk duhet të mungojnë sepse së bashku me grupin organizativ jemi përpjekur që të gjitha shfaqjet që marrin pjesë në këtë festival përveç pjesës argëtuese që kanë për fëmijët përcjell dhe mesazhe motivuese dhe me vlerë për edukimin e tyre dhe për jetën e tyre”, tha Eritan Kamolli, drejtor i festivalit.

Publiku është fantastik dhe sallat janë pothuajse plotë dhe fëmijët e kuptojnë shfaqjen ndonjëherë më mirë se të rriturit”, u shpreh Eduard Selimi, Regjisor Trupa e Vlorës.

Pjesë e këtij festivali janë trupa nga gjithë Shqipëria si Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora por edhe Prishtina e Tetova.

Për sa i përket pjesëmarrjes së fëmijëve në teatër, fëmijët janë të uritur për të parë teatër por jemi ne ato që duhet të vëmë pjesë sa më interesante që ti tërheqim drejt teatrit”, tha Hysen Mullajonuzi, Trupa e Elbasanit.

Festivali i cili ka marrë emrin nga personazhi i kukullave të Mitrush Kutelit, do të mbahet për 4 ditë me radhë në qytetin liqenor.

/a.r

#Xinxifilo #Kutelit #nis #në #Pogradec #edicioni #18të #Teatrit #të #Kukullave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button