Aktualitet

“Do doja mos të mësonte asnjë fjalë shqip”, këshilla e çuditshme e Vasil Rucit për Sylvinho

Mospërfshirja e Sokol Cikalleshit, Myrto Uzunit dhe Keidi Bares në listën e Sylvinho është një nga temat e ditës përpara Euro 2024. Vasil Ruci tha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se fillimisht ka një këshillë për trajnerin Sylvinho, teksa mbështeti vendimin e tij për këtë zgjedhje.

Vasil Ruci: Këshilla e parë që doja të jepja unë te trajneri do të ishte që të paktën deri në fund të kampionatit europian mos të mësonte asnjë fjalë shqip. Është e bukur kjo, për arsye që mos të dëgjonte asgjë. Ato janë vendimet e trajnerit, padyshim e meritonin por këto janë vendimet e trajnerit të cilat ne s’duhet t’i vëmë në diskutim sepse ai ka shumë arsye për të qenë vetë i suksesshëm.

Aldo: Që ne së jashtmi nuk i dimë dot.

Vasil Ruci: Ne nuk e dimë brenda në ekip se çfarë… por edhe ata e meritonin  për arsye se kanë kontribuar për ekipin kombëtar.

Ndeshjet e Euro 2024 mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan.

/a.r

#doja #mos #të #mësonte #asnjë #fjalë #shqip #këshilla #çuditshme #Vasil #Rucit #për #Sylvinho
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button