Berisha: Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i paqes sociale në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kusht për paqe sociale në Shqipëri.
Komentet Berisha i bëri para mbështetësve nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për ‘korrupsion’.
Berisha tha gjithashtu se dorëheqja e Ramës është kushti për të nxjerrë Shqipërinë nga ‘kthetrat e narkoshtetit’ dhe për vendosjen e shtetit ligjor.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Giorgio Mottola, gazetari Mottola çoi një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi që i thotë vetes shqiptar.
Po a ka mundësi, ku mund të ndodhte përveçse në një narkoshtet që Taulant Balla, ministri i denoncuar për porosi të vrasjeve mafioze në sallën e gjyqit, ministri me dy dhe tre telefona të kriptuar, ministri i akuzuar se ka përdorur pasaportën diplomatike në 54 udhëtime me Edmond Begon, ministri që kujdesej në të gjitha format për të mbrojtur kriminelët e klaneve Rraja, Çelëve, etj, si mund të imagjinohet që të emërohet ky në krye të rendit.
E emëroi sepse ti je vetë kryekrimineli i narkoshtetit dhe kjo ka vetëm këtë shpjegim.
Dil dhe përdor çdo fjalë, çdo sharje, por vetëm më i zi bëhesh se ç’je.
Tregon se çfarë edukate, çfarë morali, çfarë fytyre ke o i pafytyrë.
Po a mund t’u emërosh Taulant Ballën ministër? Po vetëm në narkoshtet ndodh kjo!
Edi Rama, jep dorëheqjen. Dorëheqja jote është kushti i paqes sociale në këtë vend.
Dorëheqja jote është kushti për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e narkoshtetit.
Dorëheqja jote është kushti për të zëvendësuar narkoshtetin me shtetin ligjor.
Dorëheqja jote është kushti për të zëvendësuar narkodrejtësinë me drejtësinë e ligjit dhe Kushtetutës.
Po kush e pësoi më rëndë se të gjithë nga narkoshteti dhe kush përfitoi më shumë se të gjithë nga kjo mynxyrë?
#Berisha #Dorëheqja #Edi #Ramës #është #kushti #paqes #sociale #në #Shqipëri
gazetablic.com