Dreshaj, AAK: Kusari-Lila, duhet të sanksionet, me largim nga pjesmarrja në Kuvend!
Së fundmi është publikuar në media një audio-inçizim ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe të Milan Radojiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i sanskionuar nga SHBA-të dhe ideator i sulmit terrorist në Banjskë.
Në lidhje me këtë audio të publikuar kanë ardhur reagime të shumta.
Për “Gazeta Blic” ka folur deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Dreshaj tha se Kusari-Lila për një veprim të tillë duhet të sanksionohet qoftë me largim nga pjesmarrja në Kuvend ose me largim nga udhëheqja e Grupit Parlamentar.
“Çdo komunkim me persona të cilët janë të përndjekur dhe të ndëshkuar, janë persona me të cilët nuk bën të komunikohet në mënyrë zyrtare. Për një veprim të këtillë mendoj ajo duhet të sanksionohet qoftë me largim nga pjesmarrja në Kuvend ose me largim nga udhëheqja e Grupit Parlamentar” deklaroi Dreshaj për “Gazeta Blic”.
Një vit më parë Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së iu publikuan bisedat ku e njëjta komunikonte me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vite më parë, vendosën sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepronte në veri të Kosovës, në krye të së cilit ishte Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
/Gazeta Blic/
‘Alo zemlajk’: Një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit
#Dreshaj #AAK #KusariLila #duhet #të #sanksionet #largim #nga #pjesmarrja #në #Kuvend
gazetablic.com