Zyrtarizohet vizita e Melonit! Kryeministrja italiane takohet nesër me Ramën në Shëngjin

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë Shqipërinë në datën 5 qershor në vendin tonë.
Qeveria italiane konfirmon se Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.
#Zyrtarizohet #vizita #Melonit #Kryeministrja #italiane #takohet #nesër #Ramën #në #Shëngjin
Java News