Aktualitet

Gutierres/ Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve

Pas sulmeve të Rithemelimit me molotov ndaj gazetarëve dhe operatorëve, si dhe akuzave në drejtim të shoqatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e tyre, ka reaguar dhe Federata Europiane e Gazetarëve, e drejtuar nga Ricardo Gutierrez. Përmes një reagimi zyrtar, ajo shpreh solidaritetin e fortë per gazetarët shqiptarë duke dënuar përfaqësuesit e Rithemelimit që sulmuan gazetarin Arbër Hitaj.

“Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Arbër Hitaj and EFJE, të cilët janë akuzuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së se punojnë apo janë të influencuar nga qeveria, pas reagimit te tyre për koktejlet molotov që rrezikuan gazetarët në protesten përpara Bashkisë së Tiranës”, thekson Federata me e rendesishme Europiane e Gazetarëve.

Sulmi i drejtpërdrejtë i opozitës ndaj gazetarit Arbër Hitaj ka sjellë reagimin e fortë edhe të Shoqatës së Gazetarëve Evropianë me President Otmar Lahodynsky.

Ndërkaq, si rrallë herë, me një vendim të unifikuar, operatorët e mediave në shenjë proteste lanë kamerat dhe refuzuan të filmojnë e t’u drejtojnë mikrofonat deputetëve të Rithemelimit, të cilët u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me SPAKU-n, teksa jepej masa e sigurisë, për të mbështetur militantin që sulmoi jetën e tyre dhe të gazetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës./m.j

#Gutierres #Federata #Europiane #Gazetarëve #reagon #ashpër #ndaj #Rithemelimit #dënon #sulmin #molotov #ndaj #gazetarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button